BALLKANI

Kroacia mban raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, në garë janë presidenti aktual Zoran Milanoviq, i mbështetur nga Partia Socialdemokrate (SDP), dhe ish-ministri i Arsimit Dragan Primorac, kandidat i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ)

İsmail Özdemir  | 12.01.2025 - Përdıtësım : 12.01.2025
Kroacia mban raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale Foto: Stipe Majic/AA

Zagreb

Më shumë se 3,7 milionë votues të regjistruar në Kroaci sot kanë filluar të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, raporton Anadolu.

Në zgjedhjet e 8-ta presidenciale të këtij vendit anëtar të BE-së dhe NATO-s, qytetarët do të shkojnë në qendrat e votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të votuar.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, në garë janë presidenti aktual Zoran Milanoviq, i mbështetur nga Partia Socialdemokrate (SDP), dhe ish-ministri i Arsimit Dragan Primorac, kandidat i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) të qendrës së djathtë në pushtet.

Rezultatet e para jozyrtare të balotazhit pritet të shpallen para mesnatës.

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci mbahen çdo pesë vjet dhe fituesi mund të shërbejë maksimumi dy mandate.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 29 dhjetor, Milanoviq mori 49,1 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij Primorac 19,4 për qind, duke kaluar në balotazh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın