Fatjon Cuka
10 nëntor 2021•Përditësim: 10 nëntor 2021
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, po realizon një vizitë në Shqipëri, ndërkohë ai është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia zyrtare e pritjes për kryeministrin holandez është mbajtur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, përpara selisë së Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Shqipërisë.
Pas takimit mes homologëve dhe takimit mes delegacioneve, Rama dhe Rutte do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Më pas, kryeministri Rama dhe homologu i tij holandez do të vizitojnë e ambientet e ndërtesës së Piramidës në Tiranë për projektin e shndërrimit të saj në një qendër për teknologjinë.