BALLKANI

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

"Në samit do të kem edhe prezantimin tim, në seancën kushtuar temës së sigurisë ekonomike dhe ndërlidhjes", shkroi Mickoski

Dzihat Aliju  | 07.11.2024 - Përdıtësım : 07.11.2024
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, transmeton Anadolu.

Ai nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social X, njoftoi se në samit merr pjesë së bashku me kryediplomatin Timço Mucunski.

"Në samit do të kem edhe prezantimin tim, në seancën kushtuar temës së sigurisë ekonomike dhe ndërlidhjes", shkroi Mickoski.

Komuniteti Politik Evropian u themelua në vitin 2022.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.