BALLKANI

Kryeparlamentari turk Kurtulmuș viziton Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Më pas, Kurtulmuş vazhdoi për në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku vizitoi Xhaminë e Sulltan Muratit, e cila është rinovuar nga TIKA. Ai u njoftua për punimet restauruese të xhamisë dhe pati rastin të takohet dhe të bisedojë me besimtarët vendas

Abdulbesar Ademi  | 23.12.2024 - Përdıtësım : 23.12.2024
Kryeparlamentari turk Kurtulmuș viziton Çarshinë e Vjetër të Shkupit Foto: TBMM

Shkup

Kreu i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes (TBMM), Numan Kurtulmuș, ka vizituar Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku ka takuar qytetarët vendas të cilët i kanë shprehur mirëseardhje të ngrohtë, raporton Anadolu.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Kurtulmuș mori pjesë në “Programin përkujtimor të Sbahatin Zaimit” në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), pas së cilës vizitoi Fondacionin Qendra e Civilizimit Islam (FOCIC), ku u takua me përfaqësuesit e këtij fondacioni.

Pas këtij takimi, Kurtulmuș vizitoi Xhaminë Mustafë Pasha, e cila u ndërtua në vitin 1492 nga Mustafë Pasha, një nga figurat e shquara të Perandorisë Osmane gjatë sundimit të Sulltan Selimit I dhe Sulltan Bajazitit II, xhami e cila u rinovua së fundmi nga Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA).

Pas faljes së namazit në këtë xhami, kryeparlamentari turk u takua me besimtarët vendas që gjithashtu falën namazin.

Duke shprehur gëzimin e tij që ndodhet në qytetin historik osman, Kurtulmuş tha se populli turk u dërgoi përshëndetje dhe dashuri të gjithë banorëve të Shkupit. Ai shprehu shpresën se paqja, qetësia dhe harmonia do të mbretërojnë në të gjitha rajonet, veçanërisht në Ballkan dhe Türkiye.

Më pas, Kurtulmuş vazhdoi për në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku vizitoi Xhaminë e Sulltan Muratit, e cila është rinovuar nga TIKA. Ai u njoftua për punimet restauruese të xhamisë dhe pati rastin të takohet dhe të bisedojë me qytetarët.

Gjatë vizitës, Kurtulmuș i pa edhe monumentet e shquara historike osmane, si Kurshumli Anin dhe Bezistenin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Ai vizituar edhe shoqatat “Ensar” dhe “Köprü”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.