BALLKANI

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë takon ambasadorin turk

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur ambasadorin turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, ndërsa ajo ka nënvizuar se Shqipëria do të forcojë partneritetin strategjik me Türkiyen

Fatjon Cuka  | 20.08.2024 - Përdıtësım : 20.08.2024
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë takon ambasadorin turk Foto: Kuvendi i Shqipërisë

Tiranë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur në një takim Ambasadorin e Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Kuvendi i Shqipërisë thuhet se Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë ambasadorin turk Atay.

"Ambasadori Atay e uroi Kryetaren Spiropali për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit dhe vuri në dukje gatishmërinë e Ambasadës për të kontribuar në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si aleatë të natyrshëm, të miqësisë mes dy popujve si edhe intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar", thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se Spiropali nënvizoi se Shqipëria do të forcojë partneritetin strategjik me Türkiyen, "me të cilën na lidh një miqësi e fortë tradicionale".

"Türkiye dhe Shqipëria i janë gjendur njëra-tjetrës në ditë të mira e të vështira. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, si anëtarë të NATO-s, merr një rëndësi të veçantë në situatat e sotme në rajon e më gjerë. Kuvendi do të zgjerojë bashkëpunimin me Asamblenë e Madhe Kombëtare në të gjitha nivelet, duke nxitur bashkëpunimin e gjithanshëm dhe miqësinë mes popujve", thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se bashkëpunimi me Türkiyen përbën një prioritet të Kuvendit të Shqipërisë, qeverisë dhe institucioneve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın