BALLKANI

Kurti takon ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Türkiyes ditë më parë

Agim Sulaj  | 12.07.2024 - Përdıtësım : 15.07.2024
Kurti takon ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı Foto: Agim Sulaj / AA

Prishtinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Angılı diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Türkiyes ditë më parë.

Kryeministri Kurti qëndroi për vizitë disa ditore në Türkiye ku më 31 maj 2024 u prit në takim nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan me të cilin tha se diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe për mbrojtjen.

Takimi i sivjemë ishte takimi i dytë i Kurtit me Erdoğanin në Türkiye, pas atij në Istanbul, në shkurt 2023.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın