Kurti uron komunitetin turk të Kosovës në ditën kombëtare të tyre
"Komuniteti turk është pjesë e pandashme e shtetit tonë shumetnik dhe një urë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes", shkroi Kurti

Prishtinë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar komunitetin turk të Kosovës me rastin e 23 Prillit – Ditës Kombëtarëve të Turqve në Kosovë, transmeton Anadolu.
Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale uroi në gjuhën turke duke shkruar "23 Nisan Kosova Türkleri Milli Bayramı Kutlu Olsun".
"Kjo ditë është një moment i veçantë për të nderuar kontributin e bashkëqytetarëve tanë të komunitetit turk në të gjitha fushat e jetës në Kosovë – në arsim, shëndetësi, institucione, art, biznes dhe shoqëri civile. Komuniteti turk është pjesë e pandashme e shtetit tonë shumetnik dhe një urë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes", shkroi Kurti.
Ai tutje tha se bashkëjetesa e përzemërt dhe harmonia që ekziston mes shqiptarëve, turqve dhe grupeve të tjera etnike është një aset i çmuar që e bënë Kosovën më të fortë dhe më të pasur si shoqëri.
"Bashkëqytetarëve tanë nga radhët e komunitetit turk u uroj gëzim dhe lumturi për këtë festë të dyfishtë! Le të vijojmë me punë dhe angazhim për zhvillim, mirëqenie e miqësi gjithnjë e më të madhe", përfundoi Kurti.
Me rastin e festës kombëtare të turqve të Kosovës e cila festohet çdo vit që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, organizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike në të gjithë vendin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.