BALLKANI

Liqeni Bled, një bukuri natyrore e Sllovenisë që të mahnit me peizazhin e saj

Liqeni Bled është një nga destinacionet më të njohura në Slloveni për turistët nga e gjithë bota. Mysafirët që vizitojnë këtë destinacion kanë mundësinë të shijojnë pamjen e jashtëzakonshme të liqenit dhe rrethinës së tij

Oktaj Omeragikj  | 07.09.2024 - Përdıtësım : 07.09.2024
Liqeni Bled, një bukuri natyrore e Sllovenisë që të mahnit me peizazhin e saj Foto: Murat Gök/AA

Shkup

Sllovenia, e vendosur në jug të Evropës Qendrore, tërheq vëmendjen e turistëve çdo sezon me natyrën e saj të jashtëzakonshme dhe trashëgiminë e pasur historike, raporton Anadolu.

Liqeni Bled, 35 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Lubjanës dhe 55 kilometra nga kryeqyteti Lubjanë, është një nga destinacionet më të njohura në Slloveni për turistët nga e gjithë bota. Mysafirët që vizitojnë këtë destinacion kanë mundësinë të shijojnë pamjen e jashtëzakonshme të liqenit dhe rrethinës së tij.

Liqeni Bled ndodhet në Alpet Juliane në veriperëndim të Sllovenisë, në një lartësi prej 475 metrash, me një sipërfaqe prej 1.438 kilometra katror.

Ai është i llojit të liqeneve tektoniko-glaciale, gjatësia e tij është 2.120 metra, gjerësia më e madhe është 1.380 metra, ndërsa thellësia maksimale është 30.6 metra. Liqeni ndodhet në një mjedis piktoresk dhe është i rrethuar nga male të larta dhe pyje.

Ishulli i vetëm natyror në Slloveni

Në pjesën qendrore të liqenit Bled ndodhet një ishull që i jep liqenit një bukuri të veçantë. Ky ishull është i vetmi ishull natyror në Slloveni dhe transporti për në ishull bëhet me varka tradicionale të quajtura “pletna”.

Ka disa ndërtesa në ishull dhe dekorimi më i madh i tij është Kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar në shekullin e 15-të. Forma aktuale e kishës është ndërtuar në fund të shekullit të 17-të. Ajo ka një kullë 52 metra të lartë dhe është e zbukuruar me 99 shkallë guri të ndërtuara në stilin barok në vitin 1955.

Pamja magjepsëse nga Kalaja e Bledit

Kalaja e Bledit është ndërtuar në majë të një shkëmbi 130 metra të lartë dhe zë një vend unik mbi liqen, duke ofruar një pamje që të lë pa frymë. Është një nga kështjellat më të vjetra mesjetare në Slloveni, e njohur edhe si rezidenca e Josip Broz Titos, presidentit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ).

Kalaja u përmend për herë të parë në vitin 1004 dhe u rivendos në formën e saj aktuale në shekullin e 17-të. Karakteristika më e habitshme e kështjellës është pamja e bukur e liqenit Bled.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın