Ekip
19 Nëntor 2021•Përditësim: 20 Nëntor 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 444 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 11 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 211.382, ndërsa numri i viktimave në 7.406.
Vendi po ashtu ka regjistruar 467 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit COVID-19, duke e çuar në 195.624 numrin e përgjithshëm të tyre.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 8.352 raste aktive me COVID-19.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.442.544 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.938 teste të kryera brenda ditës së fundit.