BALLKANI

Maqedoni e Veriut, besimtarët ortodoksë festojnë Ditën e Ujit të Bekuar

Sipas besimtarëve ortodoks, hedhja e kryqit nënkupton bashkimin me Krishtin dhe besohet se ai që arrin të kap kryqin do ta ndjek mirëqenia, shëndeti dhe fati gjatë gjithë vitit

Abdulbesar Ademi  | 19.01.2025 - Përdıtësım : 19.01.2025
Maqedoni e Veriut, besimtarët ortodoksë festojnë Ditën e Ujit të Bekuar Foto: Nake Batev/AA

Shkup

Me rastin e festës ortodokse “Uji i Bekuar”, në ujërat e lumit Vardar mesditën e sotme më shumë se 220 kandidatë u përpoqën në kapjen e kryqit të hedhur nga peshkopi Josif i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, raporton Anadolu.

Ceremonia e hedhjes së kryqit u ndoq nga mijëra qytetarë të Shkupit, ndërsa në mesin e mbi 220 kandidatëve që notuan në ujërat e ftohta të lumit Vardar për kapjen e kryqit, më i aftë ishte Teodor Jovevski, i cili ka arritur ta kap kryqin për të pestën herë.

Më herët, peshkopi Josif shërbeu liturgjinë e Shën Vasilit në “Kishën e Virgjëreshës Maria”, i cili pastaj i shoqëruar nga krerikë dhe besimtarë ortodoks u drejtuan për tek ura, ku dhe hodhi kryqin.

Ceremonia e hedhjes së kryqit zhvillohet në ujërat në mbarë territorin e vendit, ndër to edhe në liqenin e Ohrit, ku e pranishme ishte edhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Ceremonia në hedhjen tradicionale të kryeqit në Ohër u udhëhoq nga kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, kryepeshkopi Stefan, ku Martin Goxho arriti ta kap kryqin në mesin e përpjekjeve nga qindra besimtarëve ortodoksë.

Sipas besimtarëve ortodoks, hedhja e kryqit nënkupton bashkimin me Krishtin dhe besohet se ai që arrin të kap kryqin do ta ndjek mirëqenia, shëndeti dhe fati gjatë gjithë vitit.

Dita e hedhjes së kryqit, 19 janari, që tradicionalisht organizohet në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, në pajtim me Ligjin për festa është ditë jopune për besimtarët ortodoks në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.