BALLKANI

Maqedoni e Veriut, hetime ndaj 7 zyrtarëve policorë në lidhje me zjarrin në Koçan

Siç thuhet në një deklaratë zyrtare, personat e dyshuar kanë mundësuar që lokali në fjalë të pajiset me leje pune edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet

Shpetim Hiseni  | 19.03.2025 - Përdıtësım : 19.03.2025
Maqedoni e Veriut, hetime ndaj 7 zyrtarëve policorë në lidhje me zjarrin në Koçan

Shkup

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë nisur procedurë hetimore ndaj shtatë zyrtarëve policorë me dyshimin për kryerje "veprash të rënda kundër sigurisë së përgjithshme", transmeton Anadolu.

Urdhri për nisjen e procedurës hetimore është dhënë nga prokurori publik i lëndës nga Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve.

Masa ka të bëjë me tragjedinë e cila ndodhi në qytetin e Koçanit, ku 59 persona humbën jetën të dielën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një lokal nate, për të cilin autoritetet kanë thënë se nuk ka pasur licencë dhe nuk i ka plotësuar kushtet e punës.

Siç thuhet në një deklaratë zyrtare, personat e dyshuar, me veprimtari në organet policore në qytetet Koçan dhe Shtip, kanë mundësuar që lokali në fjalë të pajiset me leje pune edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet.

"Të dyshuarit së bashku kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe gjymtyrët e njerëzve, duke lejuar që kabareja të funksiononte në kushte nën standarde, duke rezultuar në një zjarr në objekt më 16 mars 2025, ku 59 persona humbën jetën dhe 196 pësuan lëndime të rënda", thuhet në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın