Admir Fazlagikj
02 nëntor 2019•Përditësim: 04 nëntor 2019
Policia e Maqedonisë së Veriut në fshatin Vaksincë të Kumanovës zbuloi 14 migrantë të cilët ishin nga India, Pakistani dhe Afganistani, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Pas një urdhri të mëparshëm gjyqësor, policia ka kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera të B.A. (44) nga fshati Vaksincë me ç'rast janë zbuluar 14 migrantë (6 nga India dhe nga 4 nga Pakistani dhe Afganistani)", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Më tej thuhet se personi B.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim përkatës.