Maqedoni e Veriut, sot bëhet varrimi i viktimave të zjarrit në Koçan
Ceremonitë e varrimit do të bëhen në orare të ndryshme në Koçan, në Shtip, në Shkup, si dhe në vende të tjera nga ku ishin viktimat

Shkup
Sot do të bëhet varrimi i të vdekurve si pasojë e zjarrit fatal që shpërtheu të dielën në një lokal nate në qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Anadolu.
Ceremonitë e varrimit do të bëhen në orare të ndryshme në Koçan, në Shtip, në Probishtip, në Shkup, si dhe në vende të tjera nga ku ishin viktimat.
Sipas raportimeve, shumica e viktimave, 30, do të varrosen në Koçan me fillim në orën 12:00.
Në orët e para të 16 marsit, në një diskotekë në Koçan shpërtheu një zjarr i tmerrshëm, ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 170 u lënduan.
Siç njoftohet, aktualisht, hetimet e nisura nga autoritetet përfshijnë 26 persona.
Lokali në fjalë rezulton të ketë vepruar jashtë rregullores dhe nuk ka pasur licencë pune.
Maqedonia e Veriut ka shpallur shtatë ditë zie pas tragjedisë.