BALLKANI

Marrëveshja Shqipëri-Itali, mbërrin në Shëngjin një tjetër grup i emigrantëve të paligjshëm

Anija e Marinës italiane me dhjetëra emigrantë ka mbërritur në orët e mëngjesit të sotëm në Portin e Shëngjinit, duke u riaktivizuar marrëveshja Shqipëri-Itali për qendrat e emigrantëve

Fatjon Cuka  | 28.01.2025 - Përdıtësım : 29.01.2025
Marrëveshja Shqipëri-Itali, mbërrin në Shëngjin një tjetër grup i emigrantëve të paligjshëm Foto: Olsi Shehu / AA

Shëngjin

Një grup i emigrantëve të paligjshëm kanë mbërritur në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për qendrat e emigrantëve, raporton Anadolu.

Anija e Marinës italiane "Cassiopea" me dhjetëra emigrantë ka mbërritur në orët e mëngjesit në Portin e Shëngjinit, nën shoqërimin e përfaqësuesve të autoriteteve italiane.

Nga autoritet nuk është bërë i ditur zyrtarisht numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Shqipëri, ndërkohë është raportuar se bëhet fjalë për 49 emigrantë nga Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Emigrantët e ndaluar në det nga autoritetet italiane dhe përzgjedhur për t'iu nënshtruar procedurës së përshpejtuar kufitare pas kontrolleve do të transferohen në kampin e ndërtuar në fshatin Gjadër të Qarkut të Lezhës, në pritje të përpunimit të kërkesave të tyre për azil.

Ardhja në Shqipëri e një grupi emigrantësh të paligjshëm ka riaktivizuar marrëveshjen Shqipëri-Itali për qendrat e emigrantëve.

Kujtojmë se gjatë vitit 2024 mbërritën dy grupe emigrantësh, por u rikthyen përsëri në Itali pas vendimit të gjykatave italiane.


- Protokolli Shqipëri-Itali për çështjen e emigracionit

Më 6 nëntor të vitit 2023, mes Shqipërisë dhe Italisë u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit për fuqizimin e bashkëpunimit për çështjen e emigracionit, ndërsa marrëveshja shkaktoi reagime në Shqipëri dhe Itali.

Protokolli, në bazë të të cilit u ngritën në Shqipëri qendrat e pritjes së emigrantëve të paligjshëm, u nënshkrua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë më 22 shkurt të vitit 2024.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, ky protokoll ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet palëve për menaxhimin e flukseve migratore nga vendet e treta, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane.

Ndërkohë, sipas protokollit, autoritetet kompetente shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të emigrantëve të strehuar në strukturat që janë ndërtuar, me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit.

Qendrat që janë ngritur në Qarkun e Lezhës menaxhohen nga autoritetet italiane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın