Kulturë, BALLKANI

Mbahet Festivali i Maskave Kukerlandia në Bullgari, pasqyrohen traditat e lashta pagane

Festivali, i mbajtur tradicionalisht në Jambol në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës, shënon zgjimin e natyrës

Ihvan Radoykov  | 01.03.2025 - Përdıtësım : 02.03.2025
Mbahet Festivali i Maskave Kukerlandia në Bullgari, pasqyrohen traditat e lashta pagane

Sofje

Festivali i Maskave Kukerlandia në qytetin bullgar Jambol ka pasqyruar traditat e lashta pagane, raporton Anadolu.

Festivali, i mbajtur tradicionalisht në Jambol në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës, shënon zgjimin e natyrës.

Gjatë festivalit, ku interpretuesit mbajnë maska ​​të frikshme të bëra nga materiale natyrore, besohet se zhurma e këmbanave mbi to zgjon natyrën dhe largon shpirtrat e këqij.

Sipas besimeve, festivali ringjall traditat pagane nga periudha kur trakët e lashtë jetonin në atë që është Bullgaria e sotme.

Meqenëse tradita të ngjashme ekzistojnë në disa vende krahas Bullgarisë, si Maqedoni e Veriut, Rumani, Moldavi, Greqi, Itali dhe Slloveni, grupe të huaja të maskuara u ftuan edhe këtë vit në Festivalin Kukerlandia.

Grupet shfaqën aftësitë e tyre me maskat e punuara me dorë të quajtura “kuker” dhe kambanat. Ata tërhoqën gjithashtu vëmendjen me tingujt me këmbanat dhe rrobat që mbanin, që përfaqësonin luftëtarët e lashtë trakë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın