BALLKANI

Mbi 1 mijë e 500 kosovarë do të bëhen pjesë e haxhit 2025

Edhe gjatë vitit 2024 numri i haxhinjve të nisur nga Kosova ishte i njëjtë

Agim Sulaj  | 23.04.2025 - Përdıtësım : 23.04.2025
Mbi 1 mijë e 500 kosovarë do të bëhen pjesë e haxhit 2025

Prishtinë

Mbi 1 mijë e 500 besimtarë muslimanë nga Republika e Kosovës do të bëhen pjesë e ritualit të përvjetshëm të haxhit gjatë vitit 2025, raporton Anadolu.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Vedat Sahiti, ka konfirmuar për Anadolu se numri i saktë i haxhinjve për sivjet është 1.576.

Edhe gjatë vitit 2024 numri i haxhinjve të nisur nga Kosova ishte i njëjtë.

Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar kur nisjet për në haxh filluan në fillim të qershorit, BIK-u ka bërë të ditur se nisjet do të fillojnë më data 24, 25, 26 dhe 27 maj.

BIK-u ka njoftuar se udhëtimi i tyre drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin do të realizohet me kompaninë ajrore turke "Turkish Airlines".

"Gjithashtu njoftojmë besimtarët se kthimi i tyre parashihet të bëhet në datat 16, 17 dhe 18 qershor 2025", njofton BIK-u, duke mbyllur njoftimin me urimin drejtuar besimtarëve për lehtësi dhe haxh të pranuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın