Meta takon drejtuesit e partive politike për datën e zgjedhjeve parlamentare
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri pritet të mbahen në pranverën e vitit 2021 dhe sipas Kushtetutës së Shqipërisë data e tyre caktohet me dekret nga presidenti i vendit

Prishtinë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka filluar takimet me drejtues dhe përfaqësues të partive politike parlamentare dhe jo parlamentare në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, raporton Anadolu Agency(AA).
Meta është takuar gjatë ditës së sotme me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS), Edi Rama dhe liderin e opozitës dhe kreun e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, si dhe me përfaqësues të partive të tjera politike.
Takimi me Ramën dhe Metën është publikuar në rrejtet sociale, ku Meta gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, theksoi se po i zhvillon konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve sipas tij me qëllim për të ndihmuar sa më shumë për në një proces sa më gjithëpërfshirës.
Presidenti i Shqipërisë, gjithashtu është takuar edhe me kryetaren e Partisë Lëvizja Sociale për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi dhe përfaqësues të partive të tjera.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri pritet të mbahen në pranverën e vitit 2021 dhe sipas Kushtetutës së Shqipërisë data e tyre caktohet me dekret nga presidenti i vendit.
Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet dhe përbëhet nga 140 deputetë.
Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri janë mbajtur në vitin 2017, që i fitoi e vetme Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, si mandatin e dytë qeverisës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.