BALLKANI

Mijëra njerëz shprehin revoltë dhe solidaritet në Shkup pas tragjedisë në Koçan

Pjesëmarrësit kërkuan llogari për tragjedinë dhe shprehën revoltën e tyre, duke mbajtur pankarta me mbishkrime si “Populli vuan ndërsa sistemi pushon” dhe ​​“Korrupsioni djeg, të pafajshmit digjen”; “Rekorderë me ditë zie”

Shpetim Hiseni  | 18.03.2025 - Përdıtësım : 19.03.2025
Mijëra njerëz shprehin revoltë dhe solidaritet në Shkup pas tragjedisë në Koçan Foto: Umeys Sulejman/AA

Shkup

Mijëra njerëz, kryesisht të rinj, u mblodhën në sheshin “Maqedonia” në Shkup në një tubim paqësor në nderim të të vdekurve nga zjarri që përfshiu një klub nate në qytetin e Koçanit, raporton Anadolu.

Në tubimin në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrësit kërkuan llogari për tragjedinë dhe shprehën revoltën e tyre, duke mbajtur pankarta me mbishkrime si “Populli vuan ndërsa sistemi pushon”; ​​“Korrupsioni djeg, të pafajshmit digjen”; “Rekorderë me ditë zie”; “Nuk do të kishte kaq shumë gjak nëse do të ishte sipas ligjit”; dhe “Të gjitha vitet e heshtjes mbyllen me një minutë heshtje”.

Nëpërmjet dritave, të pranishmit po ashtu shprehën solidaritet dhe ngushëllimet e tyre.

Në orët e para të 16 marsit, në një diskotekë në Koçan shpërtheu një zjarr i tmerrshëm, ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 150 u lënduan. Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë, 72 të lënduar janë duke u trajtuar jashtë vendit, përfshirë edhe në Türkiye.

Autoritetet gjyqësore kanë caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër për 16 persona. Siç njoftohet, lokali në fjalë ka nuk ka vepruar sipas rregullores dhe nuk ka pasur licencë pune.

Protesta paralele po zhvillohen pothuajse në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın