BALLKANI

Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Türkiyes, Ersoy, zhvilloi takime në Kosovë

“Ne jemi gjithashtu krenarë për çdo sukses të vëllezërve tanë kosovarë. Gëzimi juaj është gëzimi ynë, suksesi juaj është suksesi ynë”, tha ministri Ersoy

Agim Sulaj, Eren Beksaç  | 25.07.2024 - Përdıtësım : 25.07.2024
Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Türkiyes, Ersoy, zhvilloi takime në Kosovë Foto: Eren Beksaç/AA

Prishtinë

PRISHTINË/GJAKOVË (AA) – Ministri i Kulturës dhe i Turizmit i Türkiyes, Mehmet Nuri Ersoy, ka zhvilluar disa takime në Prishtinë dhe Gjakovë në kuadër të vizitës së tij njëditore në Kosovë, raporton Anadolu.

Ministri Ersoy u takua fillimisht me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dhe vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe.

Më pas, ministri Ersoy vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) dhe diskutoi për projekte të përbashkëta dhe mundësi bashkëpunimi me kryetarin e BIK-ut, Naim Tërnava.

Ministri Ersoy vizitoi Xhaminë Alauddin në Prishtinë, e cila u restaurua nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve, dhe bëri vëzhgime aty.

Ministri Ersoy vizitoi gjithashtu varrin e Sultan Muratit I (Murat Hüdavendigar) në Obiliq.


- Ersoy hapi xhamitë e restauruara

Xhamia e Pirinazit në Prishtinë dhe Xhamia e Mahmut Pashës në Gjakovë, që datojnë nga periudha osmane dhe që u restauruan nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve, u hapën për adhurim me ceremoni të mbajtura gjatë vizitës së ministrit Ersoy.

Duke folur në ceremoninë e hapjes në Gjakovë, ministri Ersoy përcolli për kosovarët përshëndetjet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe popullit turk, duke thënë se janë të kënaqur me çdo kontribut të dhënë nga bashkatdhetarët turq që jetojnë kudo në botë për trashëgiminë e përbashkët të njerëzimit.

“Ne jemi gjithashtu krenarë për çdo sukses të vëllezërve tanë kosovarë. Gëzimi juaj është gëzimi ynë, suksesi juaj është suksesi ynë. Çdo vlerë, çdo vepër që prodhoni është edhe vlera jonë, puna jonë”, tha ai.

Duke dhënë informacione për restaurimin e Xhamisë së Mahmut Pashës, Ersoy tha se gjatë restaurimit u ruajtën gdhenjet në mur dhe drunjtë e fortë të xhamisë.

“Përforcimet statike u vëzhguan me përpikëri gjatë të gjitha proceseve. Ne e ringjallëm këtë artefakt të vlefshëm historik me një punë vërtet gjithëpërfshirëse dhe të përpiktë”, theksoi ministri Ersoy, duke nënvizuar se gjithashtu u krijua edhe një bibliotekë në kuadër të xhamisë dhe një zonë abdesi.

Ministri Ersoy shtoi se Kosova është një rajon shumë i rëndësishëm me vendndodhjen e saj strategjike dhe kapitalin e vlefshëm njerëzor.

Në ceremoni, kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, falënderuan gjithashtu Türkiyen për mbështetjen në fjalimet e tyre.

Ministri Ersoy, i cili ekzaminoi monumentet osmane në Gjakovë, më pas u takua me kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), njëherësh ministër i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe deputetët e KDTP-së, Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan, në rezidencën e Ambasadës Turke në Prishtinë.

Ministri Ersoy vizitoi gjithashtu punimet që janë duke vazhduar për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë dhe mori informacione nga autoritetet për këtë projekt i cili po zhvillohet falë bashkëpunimit midis Kryesië e së Çështjeve Fetare, Fondacionit të Çështjeve Fetare të Türkiyes dhe BIK-ut.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ministri Ersoy shoqërohej nga Presidenti i Çështjeve Fetare Ali Erbaş, Drejtori i Përgjithshëm i Fondacioneve Sinan Aksu, deputeti i AK Partisë në Diyarbakır, Mehmet Sait Yaz, ambasadori i Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, dhe përfaqësues të institucioneve turke në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın