Ministri i Mbrojtjes i Kosovës priti në takim homologun turk
Ministri Güler theksoi se Türkiye është e interesuar të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës
Prishtinë
Me ceremoni solemne, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, Yaşar Güler, transmeton Anadolu.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, në këtë takim, ministri Maqedonci falënderoi homologun e tij për vizitën dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Türkiyen, për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.
Ministri Güler theksoi se Türkiye është e interesuar të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.
“Bashkëpunimi i vazhdueshëm që kemi me Türkiyen, e bën atë partnere të pazëvendësueshme të shtetit tonë”, tha ministri Maqedonci sipas njoftimit, duke shtuar se mbështetja e Türkiyes nuk ka munguar asnjëherë, në secilën periudhë të shtet-ndërtimit të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, temë në këtë takim ishte edhe investimi në industrinë e mbrojtjes, që “së shpejti pritet të konkretizohet në projekte të realizueshme, që përbëjnë një lajm të rëndësishëm për Kosovën”.
Ministri turk, Güler, i cili mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandantit të KFOR-it, pritet që gjatë ditës të takohet edhe me krerë tjerë të institucioneve të larta në Kosovë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.