BALLKANI

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës priti në takim komandantin e KFOR-it Turk

Maqedonci me këtë rast e ka falënderuar përzemërsisht Kolonelin Karamürsel veçanërisht për angazhimin dhe kontributin e tij personal në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes në fushën e mbrojtjes

Agim Sulaj  | 20.08.2024 - Përdıtësım : 20.08.2024
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës priti në takim komandantin e KFOR-it Turk Foto: Ministri i Mbrojtjes i Kosovës

Prishtinë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim lamtumirës Komandantin e kontigjentit turk të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Sabri Gökhan Karamürsel, transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, takimi u mbajt me rastin e përfundimit të misionit të komandantit Karamürsel në Republikën e Kosovës.

Bëhet e ditur se ministri Maqedonci me këtë rast e ka falënderuar përzemërsisht Kolonelin Karamürsel veçanërisht për angazhimin dhe kontributin e tij personal në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes në fushën e mbrojtjes.

Duke i dëshiruar sukses në detyrën e tij të ardhshme, ministri Maqedonci e ka siguruar atë që edhe me pasardhësin e tij në detyrë, do të vijojë të kultivojë të njejtën frymë bashkëpunimi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın