BALLKANI

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Ersoy takohet me zv/kryeministren e Kosovës, Rexhepi

"Realizuam një takim të frytshëm për zhvillimin e bashkëpunimit mes vendeve tona në fushën e kulturës dhe turizmit", tha ministri turk, Ersoy

Yasemin Kalyoncuoğlu  | 16.10.2024 - Përdıtësım : 16.10.2024
Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Ersoy takohet me zv/kryeministren e Kosovës, Rexhepi Foto: Arkiv / AA

Ankara

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Türkiyes, Mehmet Nuri Ersoy u takua me zëvendëskryeministren e Kosovës, Emilija Rexhepi, transmeton Anadolu.

Ministri Ersoy bëri një postim nga llogaria e tij në median sociale lidhur me takimin e zhvilluar me zv/kryeministren e Kosovës, Emilija Rexhepi.

"Realizuam një takim të frytshëm për zhvillimin e bashkëpunimit mes vendeve tona në fushën e kulturës dhe turizmit. Ky takim miqësor, uroj që të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe për krijimin e mundësive të reja me projekte të përbashkëta në të ardhmen", deklaroi ministri turk Ersoy.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.