Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare pret në takim një delegacion nga Kosova
Në pritjen e ministrit Güler në Ankara ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç si dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Varol Bekteş

Ankara
Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, ka pritur në takim një delegacion nga Kosova, transmeton Anadolu.
Në pritjen e ministrit Güler në Ankara ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç si dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Varol Bekteş.
"Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler priti kryetarin e Komunës së Mamushës nga vendi mik dhe vëlla i Kosovës, Abdülhadi Krasniç dhe sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Varol Bekteş, të cilët qëndrojnë për një vizitë në Ankara", thuhet në njoftimin e Ministrisë.