Moti i keq shkakton probleme në Shqipëri
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të disa rrugëve dhe banesave në qytetin e Durrësit
![Moti i keq shkakton probleme në Shqipëri](https://cdnuploads.aa.com.tr/uploads/Contents/2025/01/29/thumbs_b_c_cacc6c9c037c5b290716b8124d603821.jpg?v=191106)
Tiranë
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit në Shqipëri kanë shkaktuar probleme, sidomos në qytetin e Durrësit, transmeton Anadolu.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të disa rrugëve dhe banesave në qytetin e Durrësit.
Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se për shkak të reshjeve të intensifikuara të shiut, në qytetin e Durrësit janë shfaqur disa problematika.
"Ka rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve, si dhe prani të ujit në disa zona të qytetit. Uji ka depërtuar gjithashtu në oborret e disa shtëpive. Po ashtu, ka prani të ujit edhe në sipërfaqe bujqësore", thuhet në njoftim.
Probleme nga prezenca e ujit si pasojë e reshjeve ka pasur edhe në qytetin e Vlorës.
Gjithashtu theksohet se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë të ndjekë situatën, për të koordinuar forcat deri në normalizimin e situatës.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, në orët në vazhdim pritet të vazhdojnë reshjet në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Lezhë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.