BALLKANI

Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" hapet për vizitorët në Ohër

Përgjegjësi Teknik i muzeut mobil "Luftërat e Çanakalasë", Necmi Can Akyıldız, për Anadolu tha se brenda muzeut mobil gjenden shtatë vitrina të ndryshme të cilat njoftojnë rreth zhvillimeve të Luftërave të Çanakalasë

Dzihat Aliju  | 23.04.2025 - Përdıtësım : 24.04.2025
Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" hapet për vizitorët në Ohër Foto: Umeys Sulejman / AA

Ohër

Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" ka hapur dyert për vizitorët në qytetin Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu.

Muzeu në Sheshin Shën Kliment Ohridski në Ohër është vizituar nga qytetarë të moshave të ndryshme, nxënës dhe studentë.

Përgjegjësi Teknik i muzeut mobil "Luftërat e Çanakalasë", Necmi Can Akyıldız, për Anadolu tha se brenda muzeut mobil gjenden shtatë vitrina të ndryshme të cilat njoftojnë rreth zhvillimeve të Luftërave të Çanakalasë. Ai njoftoi se muzeu do të qëndrojë i hapur në Ohër për dy ditë.

"Ka interes të madh për muzeun. Në Ohër hasëm një interesim të madh. Si vendasit ashtu edhe turistë. Dyert tona janë të hapura për të gjithë, mirëpresim të gjithë qytetarët pa pagesë. Kemi hasur një interesim të madh dhe kemi marrë komente shumë pozitive. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Shpresoj të vijmë përsëri këtu", tha ai.

Muzeu mobil përveç Ohrit më parë ishte edhe në Tetovë dhe Qendër Zhupë.

Përveç Maqedonisë së Veriut, muzeu mobil vizitoi edhe vendet e tjera të Ballkanit si Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa më pas do të vizitojë edhe Bullgarinë.

Ky muze mobil përmban objekte nga luftërat e Çanakalasë dhe ofron shfaqje digjitale.

Muzeu, i cili u përgatit për të përcjellë frymën e Çanakalasë te brezat e ardhshëm, përmban fotografi, objekte lufte, artefakte historike të asaj periudhe, si dhe shfaqje digjitale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın