BALLKANI

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit mbahet aktivitet me rastin e Ditës së Republikës së Türkiyes

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim të Shoqatës së Esnafëve dhe Shoqatës ZOR, ku morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, përfaqësuesit të esnafëve të çarshisë, si dhe qytetarë

Dzihat Aliju  | 29.10.2024 - Përdıtësım : 30.10.2024
Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit mbahet aktivitet me rastin e Ditës së Republikës së Türkiyes Foto: Xhihad Aliu/AA

Shkup

Sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është mbajtur një aktivitet me rastin e 29 tetorit, Ditës së Republikës së Türkiyes, raporton Anadolu.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim të Shoqatës së Esnafëve dhe Shoqatës ZOR, ku morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, përfaqësuesit të esnafëve të çarshisë, si dhe qytetarë.

Ambasadori turk Ulusoy, në fjalën e tij të rastit falënderoi organizatorët e aktivitetit të sotëm. "Kjo ngjarje në zemër të çarshisë ka një kuptim të madh. Nuk mund të ishim më të lumtur në një ditë si kjo kur esnafët tanë organizuan një organizim të tillë dhe të rinjtë tanë na treguan se e ardhmja jonë është në duar të sigurta me flamuj në duar. I përcjell përshëndetjet e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan", tha Ulusoy.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Esnafëve, Bujar Dullovi, theksoi se ky aktivitet është një fillim, ndërsa prej vitit të ardhshëm festat e të gjitha kombësive të çarshisë do të jenë në programin e tyre vjetor.

Pas fjalimeve, kryetarja e Shoqatës ZOR, Hacer Sulooca, i dhuroi një dhuratë ambasadorit turk.

Në kuadër të programit, nxënësit lexuan poezi që tregojnë rëndësinë e ditës dhe performuan me violinë dhe saze.

Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit, vizitorëve të çarshisë në disa pika iu dhuruar llokuma.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.