Bota, BALLKANI

NATO premton 40 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Aleanca ripohon angazhimin e saj ndaj Ukrainës dhe Ballkanit mes kërcënimeve globale në rritje nga Rusia dhe Kina, sipas shefit të NATO-s, Mark Rutte

Merve Berker  | 16.10.2024 - Përdıtësım : 17.10.2024
NATO premton 40 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Ankara

Shefi i ri i NATO-s njoftoi sot një paketë ndihme ushtarake prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, duke riafirmuar angazhimin afatgjatë të aleancës për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës në luftën kundër Rusisë, transmeton Anadolu.

Duke iu drejtuar ministrave të mbrojtjes të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte theksoi nevojën urgjente për të rritur kapacitetin industrial të mbrojtjes dhe qëndrueshmërinë në të gjitha fushat.

Ai theksoi se ndërsa NATO ka bërë përparim të rëndësishëm në prodhimin e municioneve dhe prodhimin e pajisjeve ushtarake, prodhimi aktual është ende i mangët.

“Ne duhet të rritemi së bashku për të prodhuar më shumë dhe me kosto më të ulët”, tha Rutte, i cili mori detyrën në fillim të këtij muaji.

“Ne po punojmë me urgjencë për të dhënë një premtim financiar prej të paktën 40 miliardë eurosh ndihmë ushtarake brenda një viti për të mbështetur Ukrainën”, theksoi ai, duke shtuar: “Unë mund të njoftoj sot se aleatët e NATO-s kanë dhënë 20,9 miliardë eurondihmë ushtarake për Ukrainën”.


- Situata në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese

Përveç Ukrainës, Rutte ngriti shqetësime për rritjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë.

“Situata në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese, me kërcënimet secesioniste në Bosnjë dhe Hercegovinë”, paralajmëroi ai, duke përmendur po ashtu një “situatë të brishtë të sigurisë në Kosovë dhe pak përparim të bërë në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja”.

“Rusia po kërkon gjithashtu të minojë demokracitë në rajon me kërcënime kibernetike dhe hibride, duke përfshirë dezinformimin, duke përdorur dobësitë e brendshme për të mbjellë përçarje”, tha ai.

Duke u zhvendosur në çështjet e aleancave globale, Rutte paralajmëroi kundër përafrimit në rritje të pozicioneve midis shteteve autoritare si Rusia dhe Kina.

Ai theksoi se ky bashkëpunim kërcënon stabilitetin si në rajonin Euro-Atlantik, ashtu edhe në atë të Indo-Paqësorit. “Në këtë botë më të ndërlidhur, është jetike që ne t’i trajtojmë së bashku sfidat tona të përbashkëta të sigurisë”, tha shefi i NATO-s.

Rutte përfundoi duke rikonfirmuar përkushtimin e NATO-s për të adresuar sfidat e përbashkëta të sigurisë me vendet aleate nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në inovacionin e mbrojtjes dhe prodhimin industrial.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın