BALLKANI

Ndërron jetë ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Lajmi për vdekjen e ish-presidentit Nishani është konfirmuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Fatjon Cuka  | 28.05.2022 - Përdıtësım : 29.05.2022
Ndërron jetë ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani Foto: Arkiv / AA

Tiranë

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pas disa problemeve shëndetësore, transmeton Anadolu Agency(AA).

Nishani ka ndërruar jetë sot në Gjermani, ku ishte i shtruar prej disa javësh në një spital për shkak të problemeve nga një infeksion pulmonar dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Lajmi për vdekjen e ish-presidentit Nishani është konfirmuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në rrjetet sociale.

"Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion. Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt", ka shkruar Meta.

Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë dhe për Jurisprudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.

Karriera politike e ish-presidentit Nishani ka kaluar në disa etapa në Partinë Demokratike të Shqipërisë, si dhe në institucionet e vendit.

Përveç postit të presidentit të Shqipërisë në vitet 2012-2017, Nishani ka mbajtur edhe postin e ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın