Vesna Besic
24 Prill 2020•Përditësim: 24 Prill 2020
Një tërmet me fuqi prej 4 ballë sipas shkallës së Rihterit sot në orët e pasdites ka goditur pjesët jugore të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) tha se tërmeti është regjistruar 7 kilometra në jugperëndim të vendit Stoca dhe 48 kilometra në veri të Dubrovnikut.
Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 10 kilometrash nën tokë.