Novi Sad, qytetarët bllokuan Urën e Varadinit në shenjë proteste për shkak të tragjedisë në stacionin hekurudhor
Plani i organizatorëve të protestës është ndalimi i qarkullimit në Urën e Varadinit deri në mesnatë
Novi Sad
Disa qindra qytetarë bllokuan Urën e Varadinit në Serbi që lidh Novi Sadin me Petrovaradinin pak pas orës 18:00 në shenjë proteste për tragjedinë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, raporton Anadolu.
Të premten e kaluar, më 1 nëntor, në tragjedinë e shembjes së një pjese të kulmit që mbulon pjesën para stacionit hekurudhore humbën jetën kanë vdekur 14 persona, ndërsa tre persona janë lënduar rëndë.
Organizatorë të protestës së sotme janë disa grupe qytetare-studentore, ndërsa plani është ndalimi i qarkullimit në Urën e Varadinit deri në mesnatë.
Në urë u lanë gjurmët e duarve me ngjyrë të kuqe, që simbolizojnë duart e përgjakur, e nuk munguan mesazhet e shkruara: "Vitet e heshtjes mbyllen me një minutë heshtje" dhe "Vrasës".
Pjesëmarrësit e bllokadës mbanin disa pankarta me mesazhe të drejtuara kundër autoriteteve aktuale.
U lexuan kërkesat e protestës së kaluar nga e marta. Protestuesit njoftuan se bllokimi i urës do të zgjasë deri në mesnatë dhe deklaruan se kërkesat ishin që përgjegjësit për vdekjen e 14 personave në stacionin e trenit të ndiqen penalisht, ndërsa kryeministri Millosh Vuçeviq dhe kryetari i bashkisë Milan Gjuriq të japin dorëheqjen, si dhe të ketë shqyrtim publik dhe profesional në kontratat dhe dokumentacionin e plotë lidhur me të gjitha projektet që janë shpallur me rëndësi kombëtare.
Folësit njoftuan se para bllokadës u ndaluan disa aktivistë, ndër ta Miran Pogaçar, deputet i kuvendit të qytetit të Novi Sadit dhe aktivistja e Mila Pajiq, duke shtuar se gjatë mbrëmjes po përpiqeshin të përcaktonin se në cilin stacion policor ishin dërguar.
Gjatë trazirave në protestën masive të së martës u dëmtua Bashkia e qytetit në qendër të Novi Sadit, si dhe objektet e Partisë Progresive Serbe në Bulevardin e Çlirimit, të cilat ishin në itinerarin e protestuesve. Policia ndaloi 15 persona atë mbrëmje dhe të nesërmen, disa prej të cilëve u mbajtën në paraburgim dhe disa prej të cilëve u lanë të mbrohen në liri.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.