Shkup
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, si dhe në qytetin e Shtipit po zhvillohet aktiviteti Ditët e Kinemasë Turke, raporton Anadolu.
Në shfaqjen e filmit në kinemanë Kinoverzum në Shkup morën pjesë Ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, pronari i kinemasë Kinoverzum Jordan Gjorçev, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke dhe filmdashës.
Në një prononcim rasti, ambasadori Ulusoy vuri në dukje se kanë organizuar aktivitete të ndryshme me rastin e 101-vjetorit të Republikës së Türkiyes dhe tha se një prej tyre është edhe Ditët e Kinemasë Turke.
Ulusoy falënderoi kinemanë Kinoverzum për ndarjen e kinemave të saj në Shkup dhe Shtip për katër mbrëmje për këtë ngjarje. “Me kontributin e Ministrisë sonë të Kulturës dhe Turizmit do të prezantohen katër filma turq, duke përfshirë dy filma të një regjisori të njohur botëror, për dashamirët e kinemasë këtu për katër mbrëmje”, tha ai.
Ndërkaq, pronari i kinemasë Kinoverzum Gjorçev shprehu kënaqësinë e tij për organizimin e një manifestimi të tillë me rastin e 101-vjetorit të Republikës së Türkiyes.
Duke u shprehur se duan gjithmonë të mbështesin ngjarjet kulturore që kanë të bëjnë me vendet mike si Türkiye, Gjorçev tha: “Shpresojmë që eventi të bëhet traditë këtë vit. Aktivitetin po e mbajmë në dy kinema dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm të shfrytëzohen maksimalisht të gjitha katër kinematë”.
Aktiviteti organizohet në kuadër të 29 Tetorit, Ditës së Republikës, me rastin e 101-vjetorit të Republikës së Türkiyes.
Filma të ndryshëm do të shfaqen për katër ditë në manifestimin Ditët e Kinemasë Turke, që do të mbahet më 28-31 tetor 2024 nga Konsulenca për Kulturë dhe Promovim, nën kujdesin e Ambasadës së Türkiyes në Shkup.
Në shfaqjen në kinemanë Kinoverzum në Shkup dhe Shtip, shikuesit e filmit do të kenë mundësinë të shikojnë katër filma turq.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.