BALLKANI

Nënshkruhet marrëveshje që evidenton kontributin e diplomacisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e ka konsideruar këtë si hap të mirë për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike

Agim Sulaj  | 29.04.2025 - Përdıtësım : 29.04.2025
Nënshkruhet marrëveshje që evidenton kontributin e diplomacisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje institucionale e cila do të ndihmojë në evidentimin e kontributit të diplomacisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, transmeton Anadolu.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, në një postim në rrjetet sociale, e ka konsideruar këtë si hap të mirë për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike.

"Mes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë u nënshkrua marrëveshja institucionale, e cila do të ndihmojë në evidentimin e kontributit të diplomacisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë", thuhet në njoftimin e ministrisë shqiptare.

Aty u bë e ditur se kjo marrëveshje do t'i hapë rrugë gjithashtu mundësive të reja për kërkime shkencore dhe aktivitete të përbashkëta "që na sjellin më afër me të vërtetat historike".

Marrëveshja u nënshkrua në selinë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë në Tiranë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.