BALLKANI

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi midis bibliotekave kombëtare Kosovë-Türkiye

Ndër tjerash, marrëveshja “mbështet zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore shkencore dhe promovuese në trashëgiminë kulturore të shkruar, bibliotekari dhe botim”

Agim Sulaj  | 19.10.2024 - Përdıtësım : 19.10.2024
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi midis bibliotekave kombëtare Kosovë-Türkiye Foto: Ministria e Kulturës e Kosovës

Kosova

PRISHTINË (AA) – Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) dhe Biblioteka Kombëtare e Türkiyes kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, memorandumi është nënshkruar nga drejtoresha e BKK-së, Blerina Rogova Gaxha, dhe Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Türkiyes, Taner Beyoğlu, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore, të mbajtur në Ankara.

“Kjo marrëveshje mbështet zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore shkencore dhe promovuese në trashëgiminë kulturore të shkruar, bibliotekari dhe botim, konferenca profesionale, trajnime për stafin, vizita studimore, si dhe shkëmbimin e materialeve në fushën e shkencës, artit, historisë dhe letërsisë”, bëhet e ditur në njoftim.

Po ashtu, memorandumi përfshin edhe shkëmbimin e materialeve bibliografike në nivel ndërkombëtar, promovimin dhe zhvillimin e koleksioneve.

Tutje, palët janë zotuar se do të inkurajojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave, njohurive në lidhje me teknologjinë e informacionit, shërbimet bibliotekare dhe praktikat digjitale, si dhe koleksionimin e botimeve elektronike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.