BALLKANI

Osmani: Raportet e Kosovës me Türkiyen, të bazuara në besim të ndërsjellë

Iftari i sotëm, tha Osmani, na bënë të kujtojmë raportet e Kosovës me Türkiyen, që janë "të bazuara në besim të ndërsjellë, respekt të ndërsjellë të udhëhequr nga vizioni i qartë për zhvillim"

Agim Sulaj  | 21.03.2025 - Përdıtësım : 21.03.2025
Osmani: Raportet e Kosovës me Türkiyen, të bazuara në besim të ndërsjellë Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Ambasada e Türkiyes në Prishtinë bashkë me Odën Ekonomike Kosovaro-Turke kanë organizuar një program iftari në Prishtinë, raporton Anadolu.

Përveç presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të pranishëm në këtë program të iftarit ishin edhe zv/kryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me ministra tjerë të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës, prijës fetarë dhe shumë të ftuar të tjerë.

Presidentja Osmani tha se agjërimi shërben për të reflektuar mbi vlerat që na udhëheqin, dhembshurinë, humanitetin, solidaritetin dhe respektin e ndërsjellë.

Iftari i sotëm, tha Osmani, na bënë të kujtojmë raportet e Kosovës me Türkiyen, që janë "të bazuara në besim të ndërsjellë, respekt të ndërsjellë të udhëhequr nga vizioni i qartë për zhvillim".

“Këtë mbrëmje dua të shpreh në mënyrë të veçantë mirënjohjen time për Republikën e Türkiyes për kontributin e saj për paqen në rajon përmes KFOR-it dhe për përkushtimin e saj për thellimin e lidhjeve ekonomike me Kosovën”, theksoi Osmani.

Ambasadori i Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, nga ana e tij, tha se beson fuqishëm se siguria është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Ai theksoi se nuk do të kishte dialog dhe diplomaci pa siguri.

“Prandaj, ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në sigurinë në Kosovë në koordinim të ngushtë me aleatët tanë dhe gjithashtu me Qeverinë e Kosovës. Pa zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, nuk është e mundur të ruhet siguria”, theksoi Angılı.

Kryetari i Odës Ekonomike Kosovaro-Turke në Kosovë, Abdurrahman Balkız, në fjalën e tij tha se nga themelimi i tyre në viti 2008 kanë punuar për zhvillimin e Kosovës dhe zgjerimin e raporteve midis dy shteteve.

Balkız theksoi se qëllimi odës është që të përgatisë terrenin për zhvillimin e tregtisë dhe investimeve mes të Kosovës dhe Türkiyes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.