Përleshje fizike mes qytetarëve dhe personelit të sigurisë para Kuvendit të Beogradit
Qytetarët e tubuar para Kuvendit të qytetit brohorisnin "Duart i keni të përgjakura" dhe hodhën vezë dhe bojë të kuqe në drejtim të ndërtesës

Beograd
Një grup qytetarësh të mbledhur para hyrjes së Kuvendit të qytetit të Beogradit mëngjesin e sotëm janë përplasur fizikisht me personelin e sigurisë, raporton Anadolu.
Deri te përleshja erdhi kur qytetarët kanë tentuar të heqin gardhin mbrojtës para objektit.
Pas pak minutash, personeli i sigurisë u zëvendësua nga pjesëtarët e policisë të cilët ndaluan disa persona të dyshuar si pjesëmarrës në përleshjen me anëtarët e sigurisë.
Qytetarët kanë rrethuar mjetin e policisë duke e penguar atë të lëvizë ndërsa disa këshilltarë dhe qytetarë të opozitës janë përplasur me policinë. Qytetarët e tubuar para Kuvendit të qytetit brohorisnin "Duart i keni të përgjakura" dhe hodhën vezë dhe bojë të kuqe në drejtim të ndërtesës.
Tubimi është paralajmëruar edhe më herët përmes rrjeteve sociale dhe një nga organizatorët kryesorë është Iniciativa "Ura mbetet", e cila kundërshton heqjen e Urës së Vjetër të Savës.
Organizatorët e takimit kërkuan bllokimin e seancës së Kuvendit të qytetit të Beogradit, e cila filloi sot pak pas orës 10:00. Siç deklaruan ata, "të vetmet pika legjitime në rendin e ditës duhet të jenë mbështetja për protestat e studentëve dhe moratoriumi për projektet e ndërtimit jo transparent".
Deputetët e opozitës arritën të ndalojnë për një kohë seancën e Kuvendit të qytetit duke kënduar himnin e Serbisë. Këshilltarët e Lëvizjes për Ndryshim dhe Frontit të Gjelbër-Majtas kanë shpalosur flamurin e Serbisë para foltores. Ata ftuan anëtarët e shumicës qeveritare që t'i bashkohen për të kënduar himnin kombëtar, por ata qëndruan në vendet e tyre.
Anëtari i Lëvizjes "Fillimi për Ndryshim", Savo Manojloviq tha se seanca është mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe se "kryesuesi nuk ka procesverbal dhe as nuk dihet se çfarë po votohet apo si po votohet".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.