BALLKANI

Pas 107 vitesh thirret ezani nga Xhamia e Ali Pashës në Ohër

Qytetarët treguan interes të madh në hapjen e xhamisë. Xhamia u hap me lutje, ndërsa pas ezanit të thirrur pas 107 vitesh, u fal namazi i iqindisë

Eda Özdener  | 28.11.2019 - Përdıtësım : 29.11.2019
Pas 107 vitesh thirret ezani nga Xhamia e Ali Pashës në Ohër ( Abdula Berisha - Anadolu Agency )

Ohër

Ezani i parë pas 107 vitesh është thirrur sot nga Xhamia e Ali Pashës në Ohër e restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Minarja e kësaj xhamie ishte rrënuar gjatë bombardimeve në luftërat e Ballkanit, ndërsa pas punimeve të restaurimit është hapur me anë të një ceremonie.

Pas 107 vitesh thirret ezani nga Xhamia e Ali Pashës në Ohër

Ezani i parë pas 107 vitesh është thirrur sot nga Xhamia e Ali Pashës në Ohër e restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë. Minarja e kësaj xhamie ishte rrënuar gjatë bombardimeve në luftërat e Ballkanit, ndërsa pas punimeve të restaurimit është hapur me anë të një ceremonie. Në ceremoni morën pjesë zv/ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ahmet Misbah Demircan, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, zv/kryeatri i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Burhan İşliyen, ambasadorja e Turqisë, Tülin Erkal Kara, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, Dr. Adnan Ertem, zv/kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zeqir Ramçilloviç, myftiu i Ohrit, Samet Hajdari, bashkë me myftitë e të gjitha myftinive të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të institucioneve turke në Maqedoninë e Veriut, përfaqësues të partive politike në vend, si dhe të ftuar të tjerë. ( Veysel Altun - Anadolu Agency )

Në ceremoni morën pjesë zv/ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ahmet Misbah Demircan, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, zv/kryeatri i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Burhan İşliyen, ambasadorja e Turqisë, Tülin Erkal Kara, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, Dr. Adnan Ertem, zv/kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zeqir Ramçilloviç, myftiu i Ohrit, Samet Hajdari, bashkë me myftitë e të gjitha myftinive të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të institucioneve turke në Maqedoninë e Veriut, përfaqësues të partive politike në vend, si dhe të ftuar të tjerë.

Zv/ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Ahmet Misbah Demircan, fjalimin e tij në ceremoni e filloi duke përcjellë përshëndetjet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe popullit turk.

Duke shprehur keqardhjen ndaj tërmetit të ndodhur në Shqipëri, Demircan uroi që mëshira e Allahut të jetë mbi viktimat. Ai tha se Turqia me institucionet e saj, si Agjencia Turke për Bashkëpunimit dhe Zhvillim (TIKA) dhe Autoriteti për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), gjendet në rajon për të shëruar plagët dhe theksoi se vendi i tij gjithmonë do të jetë pranë popullit shqiptar.

Ai tha se janë mbledhur për një punë të mirë.

 

"Jam shumë i lumtur për arsye se bashkë me ju jam pjesë e një mirësie të papërshkrueshme si ringjallja e shtëpisë së Allahut", u shpreh Demircan.

Demircan theksoi se të gjithë ata që kanë punuar në restaurim, qoftë në aspektin material e qoftë shpirtëror, janë pjesë i këtij riparimi.

"Turqia dhe Maqedonia e Veriut jemi shtete të ndryshme. Por, as shpirti ynë e as faltorja jonë nuk ka shtet. Shpirti ynë është një, faltorja jonë është një. Për ne muslimanët, madje edhe dallimet tona janë për unitet. Ne kështu besojmë. Xhamia e Ali Pashës në Ohër është shenjë që dallimet i kemi shkrirë në një enë të unitetit. Deri më tani ka ardhur ashtu, edhe deri në përjetësi do të shkojë ashtu. Të njëjtin fat ua uroj edhe të gjithë monumenteve që janë amanet prej të kaluarës së përbashkët", theksoi zv/ministri turk i Kulturës dhe Turizmit.

"Jemi duke përjetuar lumturinë nga prania e të gjitha komuniteteve muslimane këtu"

Ndërkohë kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, Dr. Adnan Ertem, tha se me udhëzimin e presidentit Erdoğan vazhdojnë punimet për ringritjen në këmbë të monumenteve osmane në gjeografinë e Ballkanit.

Ai njoftoi se institucioni që drejton ai, më parë ka restauruar edhe Xhaminë Hajdar Kadi në Manastir.

Ertem, më tej, deklaroi se punimet e restaurimit në xhaminë Hoxha Mahmut në Manastir vazhdojnë, duke shtuar se projektet për restaurimin e xhamive osmane, monumenteve të vakëfit, Isa Beu dhe Jahja Pashës në Shkup janë hartuar. 

Ai theksoi se çdo procesi i restaurimit posedon vështirësi, duke falënderuar qytetarët e Ohrit, Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadën e Turqisë në Shkup.

"Jemi duke përjetuar lumturinë nga prania e të gjitha komuniteteve muslimane këtu", tha Ertem.

Qytetarët treguan interes të madh në hapjen e xhamisë. Xhamia u hap me lutje, ndërsa pas ezanit të thirrur pas 107 vitesh, u fal namazi i iqindisë.

Presidenti Erdoğan ka treguar rëndësi të veçantë

Demircan, në deklaratën për gazetarët para ceremonisë së hapjes së Xhamisë së Ali Pashës në Ohër, uroi që të jetë me fat.

Ai duke tërhequr vëmendjen në Drejtorinë e Përgjithshëm të Vakëfeve tregoi se është një institucion i themeluar në vitet e 1800-ta, e cila punon për të drejtuar pasuritë e dhuruara për paqen, lumturinë, të ardhmen dhe mirëqenien e njerëzve.

Demircan tregon se Turqia vazhdon marrëdhëniet e saj me shtetet që dikur ishin pjesë e Perandorisë Osmane, edhe pas 100 viteve. "Parimi i vakëfit, thesari i vakëfit është mjeti, bazën dhe çimenton tonë më të madhe për të zhvilluar këto marrëdhënie. Duke u bazuar nga kjo përgjegjësi vakëfet sot kanë rigjallëruar xhaminë historike të Ali Pashës", tha ai.

Ai tha se në krye me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan si dhe ministrin e Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy kanë treguar rëndësi të veçantë ndaj kësaj teme.

Duke theksuar se janë duke përjetuar një moment historik, ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, tha se Republika e Turqisë përmes institucioneve të ndryshme realizon restaurime në vende të ndryshme dhe se Republikës së Maqedonisë së Veriut i kushtohet një rëndësi e veçantë.

“Kjo xhami ishte ëndërr e presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Dua të falënderoj Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve, Ministrinë e Kulturës, të gjithë ata që kanë kontribuar deri tek ato që kanë bartur çimento. Sepse siç shikoni minarja, xhamia ka marrë një pamje shumë të bukur. Kjo xhami jo vetëm njerëzve tanë por të gjithë komuniteteve islame në botë do t'ju shërbejë”, theksoi ajo.

"Nga xhamia nuk pritet asgjë e keqe"

Duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan në restaurimin e Xhamisë Ali Pasha, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, tha se në xhamitë nuk mund të kultivohen gjëra të këqija, pasi siç theksoi ai, ato janë shtëpi të Zotit, siç janë edhe kishat dhe sinagogat.

"Xhamia e Ali Pashës, që sot ne këtu e inaugurojmë, është një xhami historike në këtë nënqiell, është pjesë e trashëgimisë osmane, e cila dekada dhe dekada ka funksionuar, ka qenë në shërbim të popullit musliman, të Islamit dhe të tërë shoqërisë, për arsye se nga xhamia nuk pritet asgjë e keqe", tha Rexhepi.

Zv/kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zeqir Ramçilloviç, tha se është shumë i emocionuar që merr pjesë në hapjen e Xhamisë Ali Pasha dhe falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në restaurimin e saj.

"Faleminderit të madh për Turqinë dhe popullin turk dhe presidentin Erdoğan, i cili përmes institucioneve të tij në Maqedoninë e Veriut, TIKA, Ambasada Turke, bëri të mundur që të kemi një objekt të këtillë këtu në Ohër pas një shekulli, ku të gjithë ne do të madhërojmë Allahun dhe Fjalën e Tij", tha Ramçilloviç. 

Kushtoi 14 milionë lira (afër 2,2 milionë euro)

Minarja e Xhamisë Ali Pashës, e ndërtuar në vitin 1573 nga Sulejman Pasha dhe e rinovuar në vitin 1823 nga Ali Pasha, nga i cili e ka marrë emrin, është rrënuar gjatë bombardimeve në luftërat e Ballkanit në vitet 1912-ta.

Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë me Bashkësinë Islame Fetare të Maqedonisë së Veriut më 1 prill 2015 kishin nënshkruar protokoll, pas së cilës filluan punimet e restaurimit.

Punimet janë zhvilluar duke u bazuar në dokumentet që tregojnë gjendjen origjinale të xhamisë të përgatitur nga Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeut - Ohër.

Në kuadër të punimeve u përforcuan muret e xhamisë, kupola u mbulua me mbulesë prej plumbi ndërsa minarja 32 metrëshe u rindërtua.

Projekti kushtoi rreth 14 milionë lira (afër 2,2 milionë euro).


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.