BALLKANI

PDIU kërkon heqjen e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë

Sipas një deklarate të publikuar në rrjetet sociale nga PDIU, ky grup parlamentar ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektdeklaratë për miratim që "kërkon heqjen e ligjit të luftës të Republikës së Greqisë me Republikën e Shqipërisë"

Fatjon Cuka  | 04.07.2024 - Përdıtësım : 04.07.2024
PDIU kërkon heqjen e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë

Tiranë

Grupi parlamentar i partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) “Drejtësi dhe Integrim” në Kuvendin e Shqipërisë ka kërkuar që Shqipëria dhe Greqia të nisin iniciativën për abrogimin e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë, ligji i miratuar nga shteti grek para 84 vitesh, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të publikuar në rrjetet sociale nga PDIU, ky grup parlamentar ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektdeklaratë për miratim që "kërkon heqjen e ligjit të luftës të Republikës së Greqisë me Republikën e Shqipërisë".

Sipas PDIU-së, ky ligj ushtron implikime të rëndësishme në kufizimin e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë dhe është një akt që mban gjallë irredentizmin e qarqeve të caktuara ekstremiste greke.

"Deklarata është dhe dëshmi e politikës sonë paqësore, por të vendosur për të gjetur një zgjidhje pas 84 vitesh, në lidhje me një absurd juridik të mbështetur mbi një absurd historik. Dialogu midis dy vendeve tona duhet të jetë konkret, me kërkesa me vlerë reale dhe të pashterueshme nga koha", thuhet nga PDIU.

Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, megjithë vullnetin politik të shprehur publikisht në mënyrë të përsëritur nga përfaqësues të lartë të Greqisë, zgjidhjet e negociuara për ta shfuqizuar atë dhe adresuar pasojat ligjore të tij, Ligji i Luftës Nr. 2636/40 (i Greqisë me Shqipërinë) mbetet ende në fuqi dhe “vijon të prodhojë disa nga efektet negative që lindin kur shtetet janë në gjendje lufte”.

PDIU thekson se kërkesat e paraqitura në këtë deklaratë kanë bazament juridik, jo territorial dhe jo historik.

Gjithashtu thuhet se më 28 tetor 1940, Mbretëria e Greqisë shpalli Ligjin e Luftës me dekretin 2636, të pasuara nga një sërë ligjesh të tjera pjesë e sistemit juridik grek.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın