Agim Sulaj
02 shtator 2026•Përditësim: 02 shtator 2026
Peshngritësi nga Irani që përfaqëson Kosovën në Lojërat Mesdhetare "Taranto 2026", Kianoush Rostami, ka zënë vendin e dytë në kategorinë e peshngritjes, transmeton Anadolu.
Rostami fitoi medalje të argjendtë në stilin e shkëputjes në kategorinë deri në 95 kilogramë, ndërsa ai mund të fitojë medalje edhe në stilin e shtytjes.
Ai kishte vetëm një provë të suksesshme. Ngriti 166 kilogramë në tentimin e dytë, që i mjaftoi për medalje argjendi.
Të artën në këtë kategori e fitoi Faris Touairi, i Algjerisë, me 169 kg.
Kjo është medalja e tetë gjithsej për Kosovën në Lojërat Mesdhetare "Taranto 2026".
Lojërat e ardhshme mesdhetare "Prishtina 2030", pritet të mbahen në Kosovë.