BALLKANI

Presidenti Erdoğan uron homologen Osmani në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Erdoğan i ka shprehur Osmanit dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta në emrin e tij dhe të kombit turk, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve

Agim Sulaj  | 17.02.2025 - Përdıtësım : 18.02.2025
Presidenti Erdoğan uron homologen Osmani në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës Foto: Arkiv/Presidenca e Kosovës

Prishtinë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar -residenten Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Presidentes, në mesazhin e tij, Erdoğan i ka shprehur Osmanit dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta në emrin e tij dhe të kombit turk, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve.

Erdoğan ka nënvizuar mbështetjen e palëkundur të Türkiyes për sovranitetin, integritetin territorial dhe përpjekjet e Kosovës për afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke rikujtuar rolin e shtetit të tij, si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

Tutje, Erdoğan ka theksuar vullnetin e përbashkët për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.