BALLKANI

Presidenti i Izraelit vizitë në Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur me ceremoni zyrtare në selinë e Presidencës së Shqipërisë homologun izraelit, Isaac Herzog dhe më pas është mbajtur takimi kokë më kokë dhe më pas mes delegacioneve

Fatjon Cuka  | 12.09.2024 - Përdıtësım : 12.09.2024
Presidenti i Izraelit vizitë në Shqipëri Foto: Presidenca e Shqipërisë

Tiranë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, që është vizita e parë e një presidenti izraelit në vend, transmeton Anadolu.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur me ceremoni zyrtare në selinë e Presidencës së Shqipërisë homologun izraelit, ku më pas është mbajtur takimi kokë më kokë dhe më pas mes delegacioneve.

Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës Begaj-Herzog.

"Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e konsideroi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për gjetjen e mundësive të reja të forcimit të bashkëpunimit, duke shprehur përkushtimin e tij dhe të Shqipërisë në këtë drejtim. Presidenti Begaj theksoi se: 'Shqipëria dhe Izraeli janë vende mike që ndajnë momente historike unike, të cilat na bashkojnë përgjithmonë. Çdo shqiptar është krenar kur kujton mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore'", thuhet në njoftim.

Sipas presidentit Begaj, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli "është një vendim shumë i rëndësishëm gjeopolitik, me ndikim pozitiv rajonal".

Duke iu referuar zhvillimeve në Ballkan, sipas njoftimit, Presidenti Begaj është shprehur se për shkak të pozicionimit gjeopolitik, rajoni është i prekshëm ndaj kërcënimeve, sipas tij, "duke përfshirë terrorizmin dhe ekstremizmin, migracionin, kërcënimet hibride, sigurinë kibernetike dhe praninë e aktorëve të tretë destabilizues".

Në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme, Begaj ka theksuar se mirëpresin lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. Ndërkohë, sipas Presidencës, Begaj në takimin me homologun Herzog, ka përsëritur thirrjen që ndihma humanitare të vazhdojë për të gjithë në nevojë dhe se "dëshirojnë fundin e vuajtjeve të popullatës civile".

"Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, rikonfirmoi se Shqipëria mbështet plotësisht planin e paraqitur nga Presidenti (Joe) Biden, i cili do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, në lirimin e të gjithë pengjeve, në rritje të ndihmave humanitare për Gazën, si dhe bisedimet diplomatike, si e vetmja mundësi që çon në zgjidhje të situatës", thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërkohë, nga institucionet ende nuk ka informacione zyrtare në lidhje me agjendën e takimeve të tjera të presidentit izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın