Presidentja e Komisionit Evropian vizitë në Shqipëri
Ceremonia zyrtare e pritjes është mbajtur para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve të tjerë të Shqipërisë dhe BE-së
Tiranë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë është pritur me ceremoni nga kryeministri Edi Rama, raporton Anadolu.
Ceremonia zyrtare e pritjes është mbajtur para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve të tjerë të Shqipërisë dhe BE-së.
Pas ceremoninë, është mbajtur takimi Rama-Von der Leyen, ndërkohë është planifikuar të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për mediat.
Gjithashtu Kryeministri Rama dhe Presidentja e KE-së, Von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Evropës në Tiranë.