BALLKANI

Presidentja Osmani takon homologun francez, Emmanuel Macron

"Me presidentin Macron diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike", ka thënë presidentja Osmani

Agim Sulaj  | 19.07.2024 - Përdıtësım : 19.07.2024
Presidentja Osmani takon homologun francez, Emmanuel Macron Foto: Zyra e Presidentit të Kosovës

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Mbretërinë e Bashkuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Presidentes së Kosovës, në këtë takim, sipas Osmanit, kanë diskutuar për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës.

"Dje me presidentin Macron diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim", ka thënë presidentja Osmani.

Osmani më herët është takuar me kryeministrin belg Alexander de Croo, me të cilin tha se po ashtu ka diskutuar për “rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve".

Ajo po ashtu gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili sipas presidentes Osmani ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për ta avancuar bashkëpunimin me Greqinë.

"Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin", tha Osmani pas këtij takimi.

Takimi i Osmanit me presidentë dhe kryeministra të vendeve të ndryshme evropiane u zhvilluan në Mbretërinë e Bashkuar, ku presidentja po e përfaqëson Kosovën në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın