BALLKANI

Prishtina dekorohet për nder të Muajit të Ramazanit

Me iniciativë të përbashkët të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe Komunës së Prishtinës, rruga ku ndodhen tri xhami shumë të vjetra është zbukuruar me llamba, gjysmëhëna ndriçuese dhe mbishkrimin “Urime Ramazani”

Agim Sulaj  | 03.03.2025 - Përdıtësım : 04.03.2025
Prishtina dekorohet për nder të Muajit të Ramazanit Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Ashtu siç tanimë është bërë traditë, Prishtina është stolisur me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, ku në mënyrë simbolike mbrëmë janë ndezur dritat dekorative në pjesën e vjetër të qytetit, raporton Anadolu.

Me iniciativë të përbashkët të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe Komunës së Prishtinës, rruga ku ndodhen tri xhami shumë të vjetra është zbukuruar me llamba, gjysmëhëna ndriçuese dhe mbishkrimin “Urime Ramazani”.

Prezentë në ndezjen e dritave ishin kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Myftiu Tërnava tha se tashmë është bërë traditë që në fillim të Ramazanit të dekorohet një pjesë e Prishtinës, duke shprehur kështu edhe më shumë madhështinë e këtij muaji të bekuar.

Ndërkaq, kryetari Rama tha se janë duke punuar që ditëve në vazhdim të ndezim drita edhe në pjesë të tjera të Prishtinës, për ta bërë edhe më madhështor këtë muaj.

Kjo nismë u realizua për herë të parë në vitin 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın