Prishtina e lulëzuar në prag të pranverës
Sheshet e Prishtinës njihen për aromën e mirë të blirit, pemë e cila dominon në hapësirat publike

Prishtinë
Lulet e disa pemëve në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, tashmë kanë çelur, duke i dhënë një pamje të bukur shesheve, institucioneve, pallateve, shtëpive dhe rrugëve, raporton Anadolu.
Edhe pse aktualisht temperaturat në Prishtinë sillen rreth 0 gradë celsius, pamja e lulëzuar e pemëve paralajmëron pranverën në kryeqytet.
Sheshet e Prishtinës njihen për aromën e mirë të blirit, pemë e cila dominon në hapësirat publike.
Më 21 mars, të premten, shënohet zyrtarisht dita e parë e pranverës.