Prokuroria e Maqedonisë së Veriut: Procedim penal ndaj 14 të dyshuarve për zjarrin në Koçan
Prokurori publik Ljupço Kocevski tha se personat dyshohen për “krime të rënda kundër sigurisë publike” me dënim me burg prej së paku tre vjet pa kufi të sipërm dënimi, i cili mund të shkojë deri në 20 vjet

Shkup
Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në lidhje me tragejdinë në klubin e natës në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, po punohet për procedimin penal të 14 të dyshuarve, transmeton Anadolu.
Duke folur para mediave në para Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, prokurori publik Ljupço Kocevski tha se personat dyshohen për “krime të rënda kundër sigurisë publike” me dënim me burg prej së paku tre vjet pa kufi të sipërm dënimi, i cili mund të shkojë deri në 20 vjet.
Ai tha gjithashtu se po hetohen aktet e marrjes dhe dhënies së ryshfetit, si dhe sigurimi i paligjshëm i lëndëve piroteknike.
Kocevski informoi se ekipi i prokurorëve, i cili nga mëngjesi i sotëm është zgjeruar në nëntë prokurorë publikë, është duke vepruar intensivisht dhe duke ndërmarrë veprime për sigurimin e provave për konstatimin e përgjegjësisë.
Në zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan, 59 persona kanë humbur jetën dhe 155 janë lënduar.
Sipas hetimeve të deritanishme të institucioneve, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe zjarrfikës të mjaftueshëm. Po ashtu, materiale piroteknike janë përdorur në mënyrë të paligjshme, ndërsa lokali nuk ka pasur licencë të ligjshme funksionimi.
Maqedonia e Veriut ka shpallur shtatë ditë zie, ndërsa dhjetëra nga të lënduarit janë dërguar për trajtim jashtë vendit, duke përfshirë nëntë në Türkiye.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.