Protesta në Nish për shkak të mbledhjes së Partisë Progresive Serbe
Ata shprehën pakënaqësinë e tyre me fishkëllima, bori dhe vuvuzela, si dhe me slogane në pankarta dhe thirrje “Pompo”, “Bandë hajdutësh” dhe “Arrestoni Vuçiqin”

Nish
Me forcat policore që kanë rrethuar ndërtesën e Shtëpisë së Oficerëve në Nish, përfshirë parkun aty pranë, atje është mbajtur një takim i zyrtarëve të lartë të Partisë Progresive Serbe (SNS) me anëtarët e saj, raporton Anadolu.
Demonstruesit u tubuan larg një distancë të madhe nga Shtëpia e Oficerëve pasi parku përballë ndërtesës është i bllokuar nga barrikada dhe pjesëtarë të xhandarmërisë.
Ata shprehën pakënaqësinë e tyre me fishkëllima, bori dhe vuvuzela, si dhe me slogane në pankarta dhe thirrje “Pompo”, “Bandë hajdutësh” dhe “Arrestoni Vuçiqin”.
Sipas njoftimeve, në takim do të marrin pjesë kryeministri në largim dhe kryetari i SNS-së, Millosh Vuçeviq, kryeparlamentarja Ana Brnabiq dhe kryetari i komitetit ekzekutiv të SNS-së, Darko Glishiq.
Policia është vendosur përgjatë zonës së rrethuar pak orë para fillimit të planifikuar të takimit.
Sapo publiku mësoi për takimin e planifikuar, një grup joformal qytetarësh bënë thirrje për një tubim në sheshin e Mbretit Millan në qendër të qytetit në orën 16:00 dhe më pas për një shëtitje drejt Shtëpisë së Oficerëve. Në afërsi të Shtëpisë së Oficerëve, në të njëjtën kohë, edhe opozita e Nishit ka bërë thirrje për një tubim të qytetarëve.
Sot, po ashtu edhe studentët bënë thirrje për një tubim urgjent në Kishën e Shën Lukës dhe për bllokimin e rrugës 7 korriku pranë Shtëpisë së Oficerëve.
Më herët, policia njoftoi se do të marrë të gjitha masat që të gjitha tubimet të jenë të sigurta, si dhe njoftoi se të njëjtat do të filmohen.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.