BALLKANI

Protestuesit nisin të mblidhen në rrugët e Beogradit, një numër i madh i tyre para parlamentit

Pasditen e sotme mbahen protestat masive antiqeveritare, të udhëhequra nga studentët e universiteteve, që fillimisht nisën në nëntor pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad kur humbën jetën 15 persona

Vesna Besic  | 15.03.2025 - Përdıtësım : 15.03.2025
Protestuesit nisin të mblidhen në rrugët e Beogradit, një numër i madh i tyre para parlamentit Foto: Amir Hamzagic/AA

Beograd

Pjesëmarrësit e protestës së madhe të thirrur nën sloganin “15 për 15”, që i referohet numrin të personave që humbën jetën nga incidenti në stacionin e trenit në Novi Sad, që herët në mëngjes kanë filluar të mblidhen rrugëve të Beogradit dhe një numër i madh i tyre tashmë ndodhen pranë parlamentit serb, raporton Anadolu.

Më herët, studentët paralajmëruan se lokacioni i protestës do të zhvendoset në Sheshin Slavija dhe se protesta nuk do të mbahet para Kuvendit Popullor të Serbisë.

Pak më vonë ata thanë se ngjarja qendrore e protestave të sotme në Beograd do të mbahet para ndërtesës së parlamentit serb, por se do të vendoset edhe një skenë në Sheshin Slavija.

Para ndërtesës së parlamentit ndodhen biçikletat, ndërsa në anën tjetër në Sheshin Nikola Pashiq janë traktorët.

Pasditen e sotme në Beograd mbahen protestat masive antiqeveritare, të udhëhequra nga studentët e universiteteve, që fillimisht nisën në nëntor pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor më 1 nëntor në Novi Sad kur humbën jetën 15 persona.

Që atëherë, demonstrata janë mbajtur pothuajse çdo ditë dhe pritet që tubimi i sotëm të jetë një nga protestat më të mëdha antiqeveritare në historinë e re të Serbisë.

Më herët, ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, konfirmoi se gjatë natës së kaluar ka pasur disa incidente në Beograd dhe se janë ndaluar 13 persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın