Protestë në Koçan pas zjarrit vdekjeprurës, protestuesit demolojnë kafenenë e pronarit të diskotekës
Protestuesit kërkonin drejtësi për të afërmit e tyre që pësuan nga zjarri

Shkup
Në qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut është organizuar një protestë pas zjarrit që përfshiu një klub nate, i cili shkaktoi dhjetëra të vdekur, transmeton Anadolu.
Protestuesit kërkonin drejtësi për të afërmit e tyre që pësuan nga zjarri. Paraprakisht, ata hodhën vezë para ndërtesës së komunës.
Në një rast, ata demoluan një kafene, e cila raportohet se i përket pronarit të njëjtë me diskotekën e cila në orët e para të së dielës u përfshi nga zjarri.
Të paktën 59 persona humbën jetën dhe rreth 155 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në diskotekën në Koçan.
Maqedonia e Veriut ka shpallur shtatë ditë zie, ndërsa dhjetëra nga të lënduarit janë dërguar për trajtim jashtë vendit, duke përfshirë nëntë në Türkiye.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.