Qytetarët në Koçan ndezin qirinj për nder të viktimave të zjarrit tragjik
Pas zjarrit që shpërtheu në orën 03:00 të së dielës, nga i cili po ashtu 155 persona mbetën të lënduar, qytetarët ndezën qirinj dhe lanë lule në një zonë në parkun në qendër të qytetit

Koçan
Qytetarët në Koçan të Maqedonisë së Veriut ndezën qirinj dhe vendosën lule për të nderuar viktimat nga zjarri që shpërtheu në një lokal nate nga i cili jetën humbën 59 persona, raporton Anadolu.
Pas zjarrit që shpërtheu në orën 03:00 të së dielës, nga i cili po ashtu 155 persona mbetën të lënduar, qytetarët ndezën qirinj dhe lanë lule në një zonë në parkun në qendër të qytetit.
Qytetarët firmosën edhe librin përkujtimor të vendosur në zonë, ku gjendeshin edhe fotografitë e viktimave që humbën jetën nga zjarri.
Zjarri në Koçan u shkaktua nga lëndët piroteknike të ndezura gjatë ahengut, ndërkohë që 22 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.
Nëntë të lënduar janë transferuar në Istanbul dhe Ankara për mjekim me avionë ambulancë të dërguar nga Türkiye.
Qeveria e Maqedonisë së ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare pas incidentit.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, ka dhënë dorëheqje.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.