BALLKANI

Rama dhe Erdoğan diskutojnë për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe luftën kundër terrorizmit

Erdoğan tha se marrëdhënia midis Türkiyes dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake

Muhammed Yasin Güngör  | 08.08.2024 - Përdıtësım : 09.08.2024
Rama dhe Erdoğan diskutojnë për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe luftën kundër terrorizmit Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, raporton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimit e Türkiyes njoftoi se në takim presidenti Erdoğan tha se marrëdhënia midis Türkiyes dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.

Presidenti turk iu referua “përpjekjeve frustruese të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri”, si dhe shprehu besimin se Tirana do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët arsimor, shëndetësor dhe fetar.

FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut në Türkiye, në të cilin 252 persona humbën jetën dhe 2.734 të tjerë u plagosën.

FETO-ja gjithashtu akuzohet se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.